Bayern Munich e ka nisur me fitore në Champions League, pasi mundi 5-0 Bodo/Glimt në sfidën e luajtur në “Allianz Arena”. Pjesa e parë u mbyll në barazim pa gola. Rasti i vetëm i rrezikshëm ishte ai Joshua Kimmich, që goditi shtyllën e jashtme. Me fillimin e të dytës, Bayern gjen direkt golin më Jamal Musiala, në minutën e 47-të.
Në minutën e 61-të, Michael Olise kroson nga goditja e dëntimit, Harry Kane shënon me kokë. Në minutën e 77-të, Alphonso Davies shënon golin e tretë për Bayern me një goditje të fuqishme nga distanca. Në minutën e 83-të, ishte radha e Michael Olise për të gjetur golin e katërt për Bayern, me një goditje nga jashtë zonës së rreptësisë. Në minutat shtesë, Olise shënon golin e dytë personal dhe të pestin për Bayern. SHIKOGOLAT
Como e ka nisur me këmbë të mbarë rrugëtimin e saj në Champions League, duke marrë tre piëkt që në ndeshjen e tyre të parë në historinë e këtij kompeticioni, pasi mundi 3-1 Leipzig. Sfida u zhbllokua në minutën e 15-të, ku pas një aksioni të shpejtë të liqenorëve ishte Martin Baturina, që dërgoi topin në rrjetë me një goditje të bukur brenda zonës. Në minutën e 38-të, Anastasios Douvikas dyfishoi shifrat për liqenorët pas një kundërsulmi të shpejtë dhe asistit të Baturina. Në minutat shtesë, ishte Maximo Perrone që vulosi fitoren 4-1 për Como-n me golin e tij.
Në minutën e 53-të, Assane Diao shënon golin e tretë për Como-n. Leipzig reagon dy minuta më pas me golin e Andrija Maksimovic, pas asistit të Nkunku. SHIKOGOLAT
Manchester United mposhti pa probleme 4-0 Sabah Baku në “Old Trafford”. Golat për “Djajtë e Kuq” u shënuan nga Matheus Cunha 27′, Bruno Fernandes 42′, Benjamin Sesko 45′, Lisandro Martinez 68′.
Në ndeshjen e fundit, Slavia Prague-Lens, 2-3. Pjesa e dytë ishte spektakolare me 5 gola të shënuar, ku Lens përmbysi shifrat me dy gola në minutat shtesë.
The post Bayern me “manita”, Man. United bën detyrën më së miri, Como shkruan historinë. Lens me super fitore (video) appeared first on Telesport.
