Në “Arenën e Demave” po luhet derbi i kryeqytetit mes Partizanit dhe Dinamos, i vlefshëm për javën e katërt. Pjesa e parë ka qenë shumë e bukur, me 4 gola të shënuar dhe e nbyllur 1-3 në favorin e Dinamos.
Derbi u zhbllokua që në minutën e 11-të, ku Dinamo gjeti golin e para pas një kunderuslmi të shpejtë. Malomo pason për Herkuran Berishën, i cili duke përfituar edhe nga një gafë e Paulo Buxhelaj, e kishte të lehtë të dërgonte topin në portën e Pano Qirko. SHIKOGOLIN
Në minutën e 13-të, vjen kundërpërgjigjja e të kuqve, ku Altin Aliu shënoi golin e tretë rresht me fanellën e të kuqve, pas asistit të Arafat Doumbia. SHIKOGOLIN
Në minutën e 30-të, Erion Hoxhallari shënon golin e dytë për Dinamon. Mesfushori shënoi me kokë, pas një krosimi nga goditja e këndit dhe u la totalisht i lirë pa u markuar nga mbrojtja e Partizanit. SHIKOGOLIN
Në minutën e 32-të, Silva Richards shënoi golin e tretë për Dinamon pas asistit të Malomo. SHIKOGOLIN
Pjesa e parë mbyllet 1-3 për Dinamon.
The post Derbi i kryeqytetit dhuron spektakël. 4 gola në pjesën e parë në Partizani-Dinamo (video) appeared first on Telesport.
