Janë mbyllur pjesët e para në disa nga takimet e javës së 4-të në Premier League. Hull City mund të quhet surpriza më e madhe e këtij sezoni. Ekipi i ardhur këtë vit në Premier League, po befason Chelsea-n në “Stamford Bridge”, duke e mbyllur në avantazh pjesën e parë 1-2.
Sfida në “Stamford Bridge” u zhbllokua në minutën e 7-të, ku pas një kundërsulmi të shpejtë dhe asistit të Joao Pedro, ishte Morgan Rogers që gjeti golin me një goditje të bukur me të majtën brenda zonës.
Mohamed Belloumi barazoi shifrat për miqtë në minutën e 28-të, pas një gafe të Jorrel Hato. Në minutën e 34-të, Mohamed Belloumi shënon golin e dytë personal dhe të dytin për Hull City, me një goditje të fortë në kufijtë e zonës së rreptësisë. Pjesa e parë mbyllet 1-2 për miqtë.
Në “Anfield”, pjesa e parë në Liverpool-Fulham, është mbyllur 0-0. I njëjti rezultat edhe në Aston Villa-Notingham Forest. Bournemouth po barazon ndaj Brentford 1-1, ndërsa Crystal Palace po mudnet në shtëpi 1-2 nga Ipswich.
The post Hull City bën ligjin në “Stamford Bridge” ndaj Chelsea-s në pjesën e parë. Liverpool nuk zhbllokohet dot (video) appeared first on Telesport.
