Lazio-Milan është supersfida e javës së katërt në Serie A, e cila do të lueht duke nisur nga ora 18:00 në “Olimpico”. Edhe pse bardhekaltrit e drejtuar nga Gennaro Gattuso e kanë nisur mjaft mirë sezonin duke marrë 3 fitore në 3 ndeshjet e para, marrëdhënia mes tifozëve kryeqytetas dhe presidentit Claudio Lotito vazhdon të jetë e tensionuar. Ndaj, sot në “Olimpico” do të ketë më shumë tifozë kuqezinj sesa bardhekaltër.
Lazio vjen me disa mungesa të rëndësishme në këtë takim, për shkak dëmtimesh. Milan vjen me kapacitetin e plotë. Trajneri i kuqezinvje, Ruben Amorim, i ka besuar nga minuta e parë, Alphadjo Cisse, zbulimit të tij, cili ka shënuar 2 gola në tre ndeshjet e para në Serie A.
LAZIO XI: Mandas; Floriani, Sutalo, Provstgaard, Nuno Tavares; Frattesi, Belahyane, Taylor; Cancellieri, Noslin, Zaccagni
MILAN XI: Maignan; Gila, De Winter, Pavlovic; Chukwueze, Modric, Rabiot, Estupinan; Loftus-Cheek, Cisse; Ramos
The post Ruben Amorim i beson nga minuta e parë zbulimit të tij.Lazio-Milan, formacionet zyrtare appeared first on Telesport.
