Duhej të kalonin 60 minuta që të vinte goli i parë në “Old Trafford” në derbin e madh të Manchesterit, United-Man. City.

Në minutën e 60-të, Man. City gjen golin. Pas një zbritje të shpejtë në fushën kundërshtare dhe pasimit të Josko Gvardiol, ishte Erling Haaland që shtyu topin në rrjetë. U desh për disa minuta konfirmimi i VAR-it dhe goli i Haaland u konsiderua i rregullt.

Kujtojmë se nga minuta e 23-të, Manchester City ështe me një lojtar më pak, pas kartonit të kuq të Phil Foden. Anglezi e teproi me reagimin e tij ndaj Bruno Fernandes, pas një dyluftimi mes tyre.

SHIKOGOLIN

The post Zhbllokohet derbi i Manchesterit, shënon Haaland. VAR shtyn festën e norvegjezit, por në fund “Qytetarët” festojnë (video) appeared first on Telesport.