Elbasani ka marrë fitoren e parë për këtë sezon në Abissnet Superiore, pasi mundi 2-1 Egnatian në sfidën e luajtur në “Elbasan Arena”, e vlefshme për javën e katërt.

Minutat e fundit të pjesës së parë ishin vërtet të bukur, ku u shënuan tre gola të shpejtë. Në minutën e 40-të, Ardit Nikaj zhbllokon shifrat dhe kalon në avantazh Elbasanin, me një goditje të bukur brenda zonës, pas asistit të Atdhe Nazari. SHIKOGOLIN

Në minutën e 44-të, Egnatia barazon shifrat. Pas një krosimi të Loukili, ishte sulmuesi nga Costa Rica, Jurguens Montenegro, që kërceu mbi mbrojtësit e Elbasanit dhe dërgoi topin në rrjetë. SHIKOGOLIN

Në minutën e fundit shtesë të pjesës së parë, Nikaj fiton duelin me Geralb Smajlin, dhe dërgon topin në rrjetë më një goditje të bukur me të majtën brenda zonës. Pjesa e parë mbyllet 2-1 për Elbasanin. SHIKOGOLIN

Rezultati nuk ndryshon as në pjesën e dytë. Elbasnai fiton 2-1 dhe i shkakton humbjen e parë të sezonit Egnatias. Verdheblutë renditen në vendin e pestë me 5 pikë, Egnatia në vendin e dytë me 9 pikë, një më pak se Teuta kryesuese.

The post Elbasani merr fitoren e parë dhe ul me këmbë në tokë Egnatian. 6 minuta të çmendura vendosin fatin e takimit (video) appeared first on Telesport.