Napoli është rikthyer te fitorja në Serie A, pas dy humbjeve rresht. Ekipi i drejtuar nga Max Allegri ka mposhtur 1-0 Bologna-n në “Diego Armando Maradona”, sfidë e vlefshme për javën e katërt në Serie A.

Goli vendimtar i takimit u shënua në minutën e 66-të, ku pas një krosimi në zonë të Costantino Favasuli, ishte Stanislav Lobotka që dërgoi topin në rrjetë. SHIKOGOLIN

Rezultati nuk ndryshoi deri në fund. Napoli fiton 1-0 dhe ngjitet në vendin e 9-të me 6 pikë në katër javë. Bologna mbetet në vendin e 17-të me vetëm një pikë.

The post Napoli rikthehet te fitorja, mjafton me një gol ndaj Bologna-s (video) appeared first on Telesport.