Bayern Munich është rikthyer te fitorja në Bundesligë, pas barazimit pa gola javën e kaluar ndaj Schalke 04. Bavarezët fituan 1-2 ndaj Elversberg, ekip i ngjitur për herë të parë në histori këtë sezon në elitë dhe që kishte fituar në dy javët e para.

Sfida u zhbllokua në minutën e 26-të, ku pas një topi në zonë të Ismael Saibari dhe prekjes së Harry Kane, ishte Lennart Karl që shtyu topin në rrjetë. Në fund të pjesës së parë, vendasit barazuan shifrat, por goli u anullua për pozicion jashtë loje.

Pjesa e parë mbyllet 0-1 për Bayern. Në minutën e 61-të, vendasit barazojnë shifrat 1-1 me një gol spektakolar të Maurice Krattenmacher, i cili dërgoi topin në portën e Jonas Urbig, me një goditje klasi në kufijtë e zonës së rreptësisë.

Në minutën e 73-të, Bayern rikthehet në avantazh. Ishte radha e Harry Kane për të gjetur golin, pas një kombinimi të bukur me Olise dhe Pavlovic. Ky është goli i parë për anglezin në këtë sezon të ri në Bundesligë.

Rezultati nuk ndryshon deri në fund. Bayern fiton 1-2 dhe ngjitet në vendin e 4-të me 7 pikë.

SHIKOGOLAT

The post Bayern vuan ndaj surprizës së këtij sezoni, por rikthehet te fitorja. Kane e bën “sefte” (video) appeared first on Telesport.