Derbi i madh i Manchesterit, mes Man. United dhe Man. City është mbyllur 0-1 për “Qytetarët”.  Në minutën e 24-të, Manchester City mbetet me 10 lojtarë, Phil Foden e tepron me reagimin e tij gjatë një dyluftimi me Bruno Fernandes dhe nëshkohet direkt me karton të kuq. I pari në karrierën e tij.

Në fund të kohës së rregullt, Manchester United i afrohet golit, por goditja e Marcus Rashford përplaset në shtyllë. Pjesa e parë mbyllet 0-0.

Në minutën e 52-të, shtylla e majtë shpëton sërish Man. City-n. Këtë herë ishte Kobiee Maino që provoi të gjejë golin em një goditije të fuqishme, por që u përplas në shtyllë.

Në minutën e 56-të, sërish aksion i rrezikshëm i “Djajve të Kuq”, goditja e Matheus Cunha përfundon ngjitur me traversën.

Në minutën e 60-të, Man. City gjen golin. Pas një zbritje të shpejtë në fushën kundërshtare dhe pasimit të Josko Gvardiol, ishte Erling Haaland që shtyu topin në rrjetë. U desh për disa minuta konfirmimi i VAR-it dhe goli i Haaland u konsiderua i rregullt. SHIKOGOLIN

Në minutën e 68-të, Man. City i afrohet golit të dytë, por goditja e Enzo Fernandez ndalet n mënyrë mjeshtërore nga Senne Lammens. Në minutën e 76-të, Enzo Fernandez kroson nga goditja e dënimit. Haaland dhe Marc Guehi nuk kutpohen mes tyre dhe humbin një mundësi të mirë shënimi. Në minutat shtesë, Bryan Mbeumo kishte shansin e artë për të barazuar shifrat, por Donnarumma bën pritjen vendimtare.

Rezultati nuk ndryshon deri në fund. Man. City fiton 0-1 dhe i bashkohet Arsenalit me 12 pikë të plota në krye të renditjes. Man. United mbetet në vendin e 13-të.

The post Manchesteri vishet blu. City me fitore madhështore në derbi. United nuk di të përfitojë (video) appeared first on Telesport.