Pas tre javëve të para pa fitore, PSG është e detyruar të marrë tre pikët sot në transfertën ndaj Brest. Ndeshje e vlefshme për javën e katërt në Ligue 1. Pjesa e parë është mbyllur 0-1 për parizienët.

Sfida u zhbllokua që në minutëne 5-të, ku pas një topi të humbur nga kundërshtari në zonën e tyre dhe kombinimit fantastik me Ousmane Dembele, ishte Ferran Torres që shënoi me një goditje të bukur me të djathtën, nga jashtë zonës së rreptësisë. SHIKOGOLIN

Torres bëhet lojtari i parë që nga Zlatan Ibrahimovic në vitin 2012 që shënon 6 gola në 5 ndeshjet e tij të para zyrtare me PSG-në.

Në minutën e 39-të, dëmtohet Achraf Hakimi dhe lë fushën e lojës. Në vend të tij futet Fabian Ruiz. Në vijim do të mësohet më shumë për shkallën e dëmtimit të marokenit. Pjesa e parë mbyllet 0-1 për PSG-në.

The post Ferran Torres i papërmbajtshëm, çfarë kombinimi me Dembele (video) Hakimi shqetëson Enrique-n appeared first on Telesport.