Trajneri i Manchester City, Enzo Maresca, është në qiellin e shtatë pas fitores 1-0 ndaj Manchester United në derbin e luajtur në “Old Trafford”. Një gol i Erling Haaland i dha fitoren skuadrës së “citizens”, të pamposhtur në Premier League.

“Mendoj se kartoni i kuq për Phil Foden është i drejtë, por gjithashtu mendoj se në të njëjtin aksion, karton të kuq meritonte edhe Bruno Fernandes. E pashë sërish aksionin menjëherë pas kartonit të kuq, ndërsa isha në stol. Është karton i kuq i qartë për Phil, sepse bëhet fjalë për një reagim”, tha trajneri italian.

Por në të njëjtin aksion mund të shihni edhe qëllimin e Bruno. Kështu që, për mua, po, është karton i kuq për Phil, por është i tillë edhe për Bruno.  Goli ynë? Mendoj se Erling ishte në pozicion të rregullt dhe Enzo nuk ndërhyn në aksion“, tha Maresca.

“Kjo ishte një fitore e madhe, e rëndësishme për skuadrën ndaj një rivali të fortë. Luajtëm me 10 lojtarë për më shumë se një orë dhe në një ndeshje të tillë kjo s’është e lehtë. E gjithë skuadra ishte e jashtëzakonshme”, deklaroi Maresca.

The post Maresca: Fitore e jashtëzakonshme me 10 lojtarë, edhe Fernandes duhej të ishte ndëshkuar me të kuq appeared first on Telesport.