Për të pestin edicion me radhë, kombëtarja amerikane e femrave në basketboll është shpallur kampione e botës. Duket se nuk ka asnjë fuqi që të ndalë kombëtaren amerikane në këtë turne, e pathyeshme prej vitesh.

Në finalen e luajtur në Berlin, kombëtarja e Amerikës fitoi 97-79 ndaj Francës, që u detyrua të dorëzohej në finale. Kjo është fitorja e 36-trë radhazi për Amerikën në finalet e Kampionatit Botëror, një superfuqi.

Breanna Stewart ishte shënuesja më e mirë e ndeshjes me 22 pikë. Ekipi që iu afrua më së shumti mposhtjes së fuqisë amerikane ishte Italia (52–55), në ndeshjen e dytë të Grupit D. Medalja e bronztë e turneut i takoi Spanjës, e cila mundi Gjermaninë me rezultatin 81–58.

The post Amerika e pamposhtur në parket, shpallet kampione e botës për të pestin edicion radhazi appeared first on Telesport.