José Mourinho ka lavdëruar Arda Güler para sfidës së La Liga-s ndaj Elche, duke vlerësuar rritjen e talentit turk, pas një periudhe të parë te Real Madridi të kushtëzuar nga dëmtimet.
Güler, i transferuar në Madrid në verën e vitit 2023, ka bërë një hap të rëndësishëm përpara këtë sezon. Kryesisht në krahun e djathtë, por edhe si mesfushor, ai ka nisur si titullar në tri ndeshje të La Liga-s, duke shënuar një gol dhe dhënë dy asiste në 227 minuta.
Mourinho tha: “Fizikisht është transformuar, por për mua cilësia e lojës së tij është e pabesueshme. Ka një vizion të madh dhe di të organizojë lojën. Është një djalë me potencial fantastik dhe me shifra shumë interesante. Ka ndikim të jashtëzakonshëm në lojë. Nuk dua të them se është ‘top, top, top’, por sigurisht është ‘top, top’”.
Megjithatë, Güler ende nuk e ka të garantuar vendin në formacion. Në ndeshjen e fundit ndaj Rayo Vallecanos, Mourinho zgjodhi Yan Diomandé si titullar. Sidoqoftë, fjalët e trajnerit konfirmojnë besimin e madh te turku, i cili pritet të ketë rol gjithnjë e më të rëndësishëm te Reali.
The post Mourinho vlerëson Güler: Ka potencial fantastik. Nuk është top, top, top, por top, top… appeared first on Telesport.
