Këtë fundjavë, në Los Anxhelos do të zhvillohet eventi UFC-331 në artet marciale mikse. Një tjetër event i interesant, ku spikat dueli për titullin kampion në peshën “flyweight” (pesha deri 57kg) për meshkuj.

Kampioni në fuqi i këtij Divizioni, Joshua Van (17 fitore e 2 humbje) do të mbrojë për herë të dytë titullin ndaj rivalit brazilian Alexandre Pantoja (30 fitore e 6 humbje).

Një revansh ky për luftëtarin brazilian, që pikërisht ndaj Van humbi titullin kampion bote të kësaj peshe në dhjetor të vitit të kaluar. Pantoja nuk duelon që nga ajo sfidë, ndërsa amerikani e mbrojti titullin në maj.

Në këtë event do të zhvillohen në total 13 duele. Në kafaz do të ngjitet edhe një emër i njohur si Brian Ortega, që duelon në peshën e lehtë.

UFC-331, duelet kryesore

Joshua Van – Alexandre Pantoja

Arman Tsarukyan – Mauricio Ruffy

Patricio Pitbull – Choi Doo-Ho

Renato Moicano – Brian Ortega

Alonzo Menifield – Iwo Baraniewski

The post UFC-331/ Pantoja synon hakmarrje në revanshin ndaj Joshua Van për titullin kampion bote appeared first on Telesport.