Giovanni Carnevali kërkoi të qetësojë situatën te Juventusi pas humbjes ndaj Sassuolos dhe zërave për të ardhmen e trajnerit bardhezi: “Spalletti është një trajner i jashtëzakonshëm, një nga më të mirët absolutisht. Ndryshimi i trajnerit nuk është në natyrën time.
Duhet të planifikojmë dhe të ndërtojmë, t’i japim kohë dhe të kemi durim, duke e ditur se do të duhet të gëlltisim edhe pilula të hidhura. Në futboll ka cikle. Objektivi ynë? Të fitojmë. Fjalët vlejnë shumë pak”.
Për humbjen në Reggio Emilia: “Bëmë disa gabime që Juventusi nuk mund t’i bëjë. Kjo është pjesë e rritjes së skuadrës dhe klubit. U përpoqëm të fitonim me çdo kusht dhe humbëm ekuilibrin ndaj një skuadre të fortë si Sassuolo. Shpresoj që kjo humbje të na shërbejë si mësim”.
Për Vlahović: “Nuk kam folur kurrë me të. Kur mbërrita, atij i ishte bërë një ofertë ekonomike shumë e rëndësishme, por nuk u pranua. Ai ishte korrekt me Juven, por pas refuzimit të ofertës, gjithçka përfundoi”.
Për “Europa League”: “Është një kompeticion i rëndësishëm dhe duhet të synojmë maksimumin”.
The post Carnevali: Nuk kemi ndërmend ta ndryshojmë Spallettin, duhet të gëlltisim edhe pilula të hidhura appeared first on Telesport.
