Tek Inter aktualisht mbizotëron një besim i madh. Kjo buron nga rezultatet e bindshme deri më tani, me tri fitore në tri ndeshjet e para në Serie A. Kjo i mundëson trajnerit Chivu t’u japë lojtarëve motivim të ri për t’i tejkaluar pritshmëritë.
Ky është padyshim rasti i Andy Diouf. Edhe pse është mesfushor qendre, ai po shndërrohet në një figurë kyçe në krahun e djathtë të zikaltërve. Ai foli për situatën me gazetën “L’Equipe”, duke zbuluar edhe planet e tij për të ardhmen.
“Në lidhje me rolin e ri, është diçka vërtet e çuditshme dhe ndodhi rastësisht. Pjesërisht për shkak të nevojës, e gjeta veten duke e nisur si titullar në atë pozicion dhe gjërat morën formë gradualisht”, tha Diuf.
“Nuk jam as mbrojtës krahu dhe as anësor i mirëfilltë sulmi, ndaj jam mjaft i habitur nga e gjithë kjo. Kur e ke topin, detyrat janë të ngjashme me ato të një anësori, por ndryshimi qëndron te faza pa top: duhet të kthehesh prapa për të mbrojtur, dhe pikërisht për këtë arsye ndihesh krejtësisht i rraskapitur në fund të ndeshjes“, tha francezi.
Më tej, ai folie dhe për planet e tij në të ardhmen: “Synimi im është të rikthehem të luaj si mesfushor qendre. Ky është roli me të cilin jam rritur dhe pozicioni ku kam të gjitha pikat e mia të referimit. Për momentin, dua thjesht të jem një pjesë e rëndësishme e skuadrës”
“Nëse të luajturit si mesfushor krahu më mundëson të grumbulloj minuta dhe të konsolidohem në një ekip si Inter, atëherë këtë do të bëj. Po mësoj shumë nga kjo përvojë“, tha Diuf.
The post “Nuk po luaj në pozicion tim tek Inter, por jam gati të bëj gjithçka që kërkohet nga trajneri” appeared first on Telesport.
