Aventura e Bradley Barcola te Liverpool nuk ka nisur në mënyrën më të mirë. Sulmuesi francez u detyrua të largohej në minutën e 60-të në ndeshjen e Champions League ndaj Atlético Madridit dhe ende nuk është gati të rikthehet.

Në prag të sfidës së “League Cup” ndaj Tottenham, trajneri Andoni Iraola foli për gjendjen e tij: “Nuk është ende gati të stërvitet me grupin. Stërvitet individualisht, por ka nisur sërish të punojë me topin. Duam që të rikthehet sa më shpejt, por ka ende rrugë për të bërë dhe do të duhet kohë”.

Iraola foli edhe për Giovanni Leoni, i cili po përballet gjithashtu me një mungesë të gjatë: “Me gjithë këto dëmtime afatgjata, mendoj se Leon është pak më përpara se ai”.

I afruar te Liverpool në merkaton e fundit të verës, Barcola ende nuk ka mundur të lërë gjurmë. Para dëmtimit, ai luajti tri ndeshje, pa shënuar gol dhe pa dhënë asist. Tani francezi duhet të rikuperojë formën optimale për të nisur realisht aventurën e tij në “Anfield”.

The post Iraola për Barcola: “Do të mungojë edhe pak, Leon do të rikthehet para tij appeared first on Telesport.