Pasi i mbaroi kontrata me Real Oviedo në fund të sezonit të kaluar, ish-mesfushori i Liverpool-it, Ovie Ejaria, po kërkon një klub të ri në llogarinë e tij profesionale në LinkedIn. Një gjë aspak e zakontë kjo për një futbollist që ka veshur disa fanella të rëndësishme gjatë karrierës së tij si Liverpool, Sunderland, Rangers, Reading e së fundmi Real Oviedo.
Ejaria u rrit në akademinë e Arsenalit para se t’i bashkohej Liverpoolit, ku trajneri gjerman Jürgen Klopp i dha mundësinë të debutonte me ekipin e parë, mes pritshmërive të mëdha për mesfushorin. Ai ka luajtur 8 ndeshje në total me ekipin e parë të Liverpool gjatë sezonit 2016/2017, por pa arritur dot të lërë gjurmë. Më pas filluan huazimet e njëpasnjëshme, e derisa sot është lojtar i lirë.
“Lojtar i lirë (mesfushor) – Londër. Aktualisht, jam lojtar i lirë dhe në kërkim të mundësisë së duhur”, shkruan Ejaria në adresën e tij në LinkedIn.
The post “Jam lojtar i lirë dhe në kërkim të mundësisë së duhur”, ish-mesfushori i Liverpool-it kërkon klub të ri në LinkedIn appeared first on Telesport.
