Pavarësisht transferimit të Bradley Barcola për 140 milionë euro, Liverpool ende nuk ka gjetur zëvendësuesin ideal për Mohamed Salah, në krahun e djathtë. Pasi francezi mbulon më shumë krahun e majtë.

Mediet angleze zbulojnë se objektivi i madh i Liverpool-it për verën e ardhshme është braziliani i Bournemouth, Rayan. Duke nisur nga viti 2027, klauzola e lirimit të 20-vjeçarit do të jetë 150 milionë euro.

Bournemouth dihet që është një klub shumë i vështirë për negociata, ndaj nëse Liverpool është i vendosur për transferimin e Rayan, duhet të bëjë gati 150 milionë euro.

Një shifër e majme, por nuk është aspak për t’u habitur, ky të paktën dy vitet e fundit, Liverpool i ka kthyer në një gjë normale, këto lloj transferimesh. Verën e kaluar ishte Florian Wirtz dhe Alexander Isak, këtë verë Bradley Barcola.

The post Liverpool “piketon” zëvendësuesin perfekt për Salah. Në verë do të kushtojë 150 mln euro dhe është vetëm 20 vjeç appeared first on Telesport.