Kanë përfunduar dy ndeshjet e parafundit për javën e 4-të në Serie A. Në “Giuseppe Sinigaglia”, Como fitoi 1-0 ndaj Parmës. ida u zhbllokua në minutën e 23-të, ku pas një krosimi të Nico Paz, ishte Jacob Ramon që dërgoi topin në rrjetë. Pjesa e parë mbyllet 1-0 për liqenorët.
Kaiki siguroi fitoren e ekipit të drejtuar nga Cesc Fabregas me golin e tij në minutën e 83-të. Në minutën e fundit shtesë, Parma shënoi golin e vetëm me David Romero. Pas kësaj fitoreje, Como renditet momentalisht në vendin e dytë me 10 pikë.
Roma e Gian Piero Gasperini ka marrë fitoren e katërt rresht këtë sezon të ri. Verdhekuqtë fituan 0-2 në tansfertën ndaj Torino. Sfida u zhbllokua në minutën e 40-të, ku pas një gabimi që nisi nga një pasim i gabuar i portierit vendas, Lucas Perri, ishte Donyell Malen që dërgoi topin në rrjetë. Pjesa e parë mbyllet 0-1 për verdhekuqtë. Goli i sigurisë për Romën u shënua në minutat shtesë të pjesës së dytë me Niccolo Pisilli.
The post Como nuk fal në shtëpi, Roma bën detyrën më së miri në transfertën ndaj Torino (video) appeared first on Telesport.
