Jamie Carragher nuk kurseu aspak lojtarët e Liverpool-it pas barazimit 0-0 me Fulhamin, duke shmangur çdo kritikë ndaj trajnerit të ri Andoni Iraola. Ish-mbrojtësi i “Reds” e cilësoi fillimin e sezonit “vërtet të dobët” dhe argumentoi se përgjegjësia tashmë bie mbi futbollistët, pasi ndryshimi i trajnerit u bë pikërisht për shkak të paraqitjeve të sezonit të kaluar:

“Me këtë grup lojtarësh kemi arritur në një pikë ku ajo që pamë sezonin e kaluar nuk ishte e pranueshme për klubin. Drejtuesit në thelb thoshin: ‘Kemi lojtarë shumë të fortë, por ti nuk po nxjerr mjaftueshëm prej tyre’. Mirë, atëherë vjen trajneri i ri dhe nuk mund të thuash më se i duhet kohë apo merkato”.

Ai shtoi: “Këto lojtarë kanë qenë vërtet të dobët për shumë kohë. Liverpool-i nuk ka pasur as një kalendar të vështirë. Në fakt, duhet të kishim 10 pikë, ndaj paraqitja ka qenë zhgënjyese”.

Sipas Carragher, tifozët nuk do ta vënë në diskutim trajnerin Iraola: “Këtë sezon vëmendja do të jetë te lojtarët. Ata duhet të japin shumë, shumë më tepër”.

The post Carragher shpërthen ndaj Liverpool-it: Lojtarët janë vërtet të dobët, faji është i tyre appeared first on Telesport.