Pas humbjes së fundit 3-2 ndaj Sassuolo, Juventus ndodhet tashmë në një pikë kritike të sezonit, edhe pse ky i fundit sapo ka nisur. Ndeshja e së enjtes në Europa League kundër NEC Nijmegen dhe ajo e së dielës në kampionat kundër Atalantës, duken si momente vendimtare për “Zonjën e Vjetër” dhe, mbi të gjitha, për trajnerin Luciano Spallettin.

Me nëntë lojtarë të dëmtuar që kanë kushtëzuar fillimin e sezonit dhe vetëm dy që po rikthehen, McKennie dhe Cambiaso, Spalletti po punon për të gjetur zgjidhje për të marrë më të mirën e mundshme nga skuadra që ka në dispozicion.

Sipas “Tuttosport”, Spalletti po mendon të përdorë skemën 3-4-2-1 në dy ndeshjet e radhës dhe duke qenë se Kolo Muani ka lënë për të dëshiruar këto ndeshje, ideja e trajnerit të bardhezinjve është të përdorë si qendërsulmues Nico Gonzalez.

Argjentinasi po bën shumë mirë edhe në pozicionin e tij natyral që është krahu i majtë, por Spalletti mendon se ai mund të bëjë mirë edhe si një “numër nëntë” jo-konvencional, veçanërisht nëse Kolo Muani vazhdon të mos jetë bindës.

The post Kolo Muani nuk po bind, Spalletti i habit të gjithë me idenë e tij. Nico Gonzalez do të luajë si qendërsulmues appeared first on Telesport.