Lothar Matthäus ka ndërhyrë në debatin për “Topin e Artë” 2026, duke zgjedhur Harry Kane si futbollistin që, sipas tij, e meriton më shumë çmimin. Legjenda gjermane foli në rubrikën e tij në “Sky Sport DE”, përpara ceremonisë së 26 tetorit në Londër.

Për Lamine Yamal, gjermani tha: “Është një lojtar i jashtëzakonshëm, por, pavarësisht suksesit të madh, nuk ishte viti i tij. Në Botëror me Spanjën ishte një nga shumë lojtarët dhe nuk arriti nivelin që kishte treguar më parë dhe që po e tregon sërish këtë sezon”.

Gjermani pranoi se Yamal ka shanse, ndërsa për Kylian Mbappé shtoi: “Titujt kanë rol vendimtar. Prandaj i shoh shanset e Yamal më të mira se ato të Mbappé, i cili këtë vit nuk fitoi asgjë me Real Madridin apo Francën”.

Në fund, zgjedhja e Matthäus ishte Harry Kane, fitues i “Këpucës së Artë” europiane, autor i golave në Botëror e Champions dhe fitues i dy trofeve me Bayern Munich: “Përveç mungesës në finalet e Botërorit dhe Champions-it, ka pasur paraqitje të jashtëzakonshme dhe, sipas meje, nuk pati asnjë moment rënieje”.

The post Matthäus kundër Yamal dhe Mbappé: Ja kush e meriton “Topin e Artë” për këtë vit appeared first on Telesport.