Në një intervistë për katalanasen Sport, ish-presidenti i Interit, Masimo Moratti, ka zbuluar një prapaskenë të bujshme të ndodhur në vitin 2012, kur ai tentonte transferimin e Lionel Messi-t nga Barcelona.

“Bëra diçka të çmendur në vitin 2012. I bëra Messi-t një ofertë prej 500 milionë eurosh. Në atë kohë, kjo shifër ishte e çmendur. Dërgova nënkryetarin e Interit në Barcelonë për të negociuar, por Messi as nuk e hapi letrën dhe nuk e dinte vlerën e ofertës. Ai e refuzoi atë pa i ditur detajet”, zbulon Moratti.

Messi ishte i prerë lidhur me të ardhmen e tij, duke ia thënë personalisht Morattit atë që mendonte, edhe kur më në fund folën personalisht: “E vlerësoj interesimin tuaj për mua, por dua të tërhiqem nga futbolli te Barcelona”, ishte treguar i qartë Messi.

The post Zbulohet prapaskena e bujshme. Inter ofroi 500 milionë euro për Messi-n, por përgjigjja e “Pleshtit” ishte e prerë appeared first on Telesport.