Barcelona është duke fituar 4-1 ndaj Racing Santander, pas 45 minutave të para, në sfidën që po luhet në “Camp Nou”, e vlefshme për javën e 6-të në La Liga.
Në minutën e 8-të, ishte Joao Cancelo që zhbllokoi sfidën, me një supergol nga distanca, pas një goditjeje fantastike me të djathtën.
Në minutën e 28-të, Raphinha dyfishon shifrat për Barcelonën, nga pika e bardhë e penalltisë, e fituar nga vetë ai, pasi u pengua në zonë nga kundërshtari.
Në minutën e 30-të, Santander ngushton shifrat me golin e shënuar nga Maguette Gueye, ish-mesfushori i Partizanit. Në minutën e 36-të, Joao Cancelo shënon golin e dytë personal dhe të tretin për Barcelonën, sërish nga distanca. Në minutën e 43-të, Raphinha gjen golin e dytë personal dhe të katërtin për Barcelonës, pas asistit të Dani Olmo.
Në minutën e 45-të, Lamine Yamal gabon nga pika e bardhë e penalltisë, e fituar nga Karim Adeyemi, pasi u pengua nga kundërshtari në zonë.
The post Nata e Cancelo & Raphinha, Barcelona nuk përmbahet në pjesën e parë ndaj Santander (video) appeared first on Telesport.
