Kanë përfunduar pjesët e para në takimet e sotme në Europa League, raundi i parë. Në “San Siro”, Milan është duku u mundur 0-1 nga Benfica. Sfida u zhbllokua në minutën e 16-të, ku Dodi Lukebakio mposhti Mike Maignan me një goditje fantastike nga distanca.

Në minutën e 24-të, Benfica iu afrua golit të dytë, por goditja e Georgiy Sudakov u ndal në shtyllë. Në minutën e 39-të, kuqezinjtë pretendojnë për penallti, pas një kontakti në zonë mes një mbrojtësi kundërshtar dhe Strahinja Pavlovic. Arbitri vazhdon loëjën normalisht. Pjesa e parë mbyllet 0-1 për Benfica. SHIKOGOLINt

Në sfidat e tjera, Lyon po udhëheq 0-2 në transfertën ndaj Anderlecht, falë golave të Noah Nartey dhe Keito Nakamura. Bayer Leverkusen po udhëheq 1-0 ndaj Celje, falë një autogoli. Olympiacos po barazon 1-1 ndaj Jagiellonia.

The post EUROPA LEAGUE, 45’E PARA: Një supergol trondit Milanin në “San Siro”, Lyon në avantazh të dyfishtë (video) appeared first on Telesport.