Barcelona ka marrë fitoren e gjashtë rresht në La Liga, pasi mundi 7-2 Racing Santander, në sfidën e luajtur në “Camp Nou”. Në minutën e 8-të, ishte Joao Cancelo që zhbllokoi sfidën, me një supergol nga distanca, pas një goditjeje fantastike me të djathtën.
Në minutën e 28-të, Raphinha dyfishon shifrat për Barcelonën, nga pika e bardhë e penalltisë, e fituar nga vetë ai, pasi u pengua në zonë nga kundërshtari.
Në minutën e 30-të, Santander ngushton shifrat me golin e shënuar nga Maguette Gueye, ish-mesfushori i Partizanit. Në minutën e 36-të, Joao Cancelo shënon golin e dytë personal dhe të tretin për Barcelonën, sërish nga distanca. Në minutën e 43-të, Raphinha gjen golin e dytë personal dhe të katërtin për Barcelonës, pas asistit të Dani Olmo.
Në minutën e 45-të, Lamine Yamal gabon nga pika e bardhë e penalltisë, e fituar nga Karim Adeyemi, pasi u pengua nga kundërshtari në zonë. Pjesa e parë mbyllet 4-1 për Barcelonën.
Në minutën e 65-të, një gafë e rëndë e Wojciech Szczęsny, i kushton golin e dytë Barcelonës. Për Santander shënon Yassir Zabiri. Megjithatë, reagimi i katalanasve ishte i menjëhershëm. Adeyemi fiton një tjetër penallti, godet Raphinha dhe topi përfundon në rrjetë.
Në minutën e 79-të, ishte radha e Gabriel Jesus për të gjetur golin, pas një super asisti të Lamine Yamal. Në minutën e 90-të, ishte radha e Lamine Yamal për të gjetur më në fund golin, por e gjithë merita ishte e Karim Adeyemi. Barcelon fiton 7-2.
The post Barcelona turpëron Racing Santander, vjen fitorja e gjashtë rresht për katalanasit (video) appeared first on Telesport.
