Thibaut Courtois e ka bërë të qartë se nuk mendon për tërheqjen nga futbolli në të ardhmen e afërt dhe synon të luajë edhe për 5 ose 6 vite. “Nuk kam vendosur ende se çfarë do të bëj më pas, por nuk jam i sigurt se dua të jem trajner i një ekipi të parë. Me të gjithë lojtarët që duhet të menaxhosh, do të plakeshe vërtet shpejt.
Ndoshta do të më pëlqente të punoja në sektorin e portierëve të Real Madridit, duke krijuar një akademi të nivelit të lartë për të zhvilluar një Courtois të ri, në vend që të na duhej ta blinim. Por tani dua të luaj edhe 5 apo 6 vite”.
34-vjeçari, që ka hequr dorë përkohësisht nga grumbullimi me Belgjikën në “Nations League” për t’u përqendruar te forma fizike dhe Real Madridi, synon ta mbyllë karrierën te “Los Blancos”: “Objektivi është të vazhdoj t’i mbroj këto ngjyra për sa kohë që trupi dhe motivimi do të ma lejojnë”.
Kontrata e tij skadon vitin e ardhshëm, por Courtois ka arritur marrëveshje paraprake për ta zgjatur deri në vitin 2028.
The post “Do të luaj edhe 5-6 vite, më pas dua të ndihmoj të formohet Courtois i ri te Real Madridi” appeared first on Telesport.
