Pas mesfushorit Hakan Calhanoglu, Interi ka konfirmuar se edhe John Stones nuk do të jetë i disponueshëm për trajnerin Cristian Chivu në ndeshjen e madhe të së shtunës kundër Roma (fillimi në orën 18:00).
Mbrojtësi anglez e pësoi dëmtimin në ndeshjen kundër Udineses. Ai u zëvendësua nga Pavard në minutën e 62-të dhe analizat mjekësore kanë zbuluar një tërheqje muskulore në pjesën e pasme të kofshës së majtë.
Synimi është që ai të rikthehet për ndeshjen kundër Parmës më 10 tetor, pas pauzës për ndeshjet e kombëtareve. Megjithatë, njoftimi zyrtar i klubit zikaltër bën të ditur se gjendja e tij do të rivlerësohet në ditët në vijim.
Ndonëse është përjashtuar mundësia e një këputjeje muskulore nuk mund të përjashtohet një periudhë më e gjatë mungese. Pas Parmës, Interi përballet me Club Brugge në Champions League më 13 tetor dhe Bologna më 17 tetor.
“John Stones iu nënshtrua analizave klinike dhe diagnostikuese këtë mëngjes në Institutin Humanitas në Rozzano. Analizat zbuluan një tërheqje muskulore në pjesën e pasme të kofshës së majtë. Gjendja e tij do të rivlerësohet në ditët në vijim“, tha klubi italian.
The post Tjetër dëmtim tek Inter, mbrojtësi pëson tërheqje dhe humbet ndeshjen kundër Romës appeared first on Telesport.
