Trajneri i Liverpool, Andoni Iraola, pas triumfit ndaj Tottenham dy ditë më parë në Carabao Cup, foli për pozicionin e Dominik Szoboszlai te “reds”. Ai reazlizoi golin e tretë për skuadrën e tij në fitoren 3-1 ndaj Spurs.
“Që kur kam qenë këtu, kam folur me shumë lojtarë për pozicionin e tyre. Nuk kam gjetur asnjë situatë ku një lojtar ka thënë se nuk dëshiron të luajë këtu. Të gjithë kanë treguar qëndrimin e duhur”, tha Iraola.
“Unë pak a shumë e di pozicionin e preferuar të Szoboszlai dhe ai është gati të ndihmojnë. Nëse duhet ta luajmë si sulmues të krahut të djathtë, mbrojtës të djathtë, mbrojtës të majtë, mendoj se ai është gati ta bëjë këtë“, tha Iraola.
The post Iraola lavdëron lojtarin e tij: Ai është gati të luajë kudo, si në mbrojtje ashtu dhe në sulm appeared first on Telesport.
