Pasi nuk bëri dot të mundur transferimin e tij drejt Barcelonës gjatë verës, Julian Alvarez është gati të ndajë rrugët me Fernando Hidalgo-n, i cili ka qenë agjenti i tij gjatë gjithë karrierës së tij, deri tani.

Alvarez ka paur së fundmi kontakte të shpeshta me agjensinë “The Elegant Game”, që i përket ish-lojtarit Javier Pastore, i cili përfaqëson gjithashtu Enzo Fernandez, mik i ngushtë me sulmuesin e Atletico Madridit.

Sipas Mundo Deportivo, rrethi i ngushtë i Alvarez besojnë se Hidalgo nuk i ka menaxhuar çështjet e sulmuesit argjentinas në mënyrën më të mirë të mundshme.

Për Hidalgo ka pasur akuza edhe nga ana e Atletico Madridit, që e akuzonte agjentin për mashtrim dhe hutim ndaj Alvarez.

Në një nga reagimet e tij publike, drejtori ekzekutiv i klubit madrilen, Miguel Angel Gil Marin, e bëri këtë të qartë: “Julian është vërtet i shqetësuar. Ka pasur njerëz që janë përpjekur ta mashtrojnë, ta hutojnë,” tha drejtuesi i Atlético-s, duke drejtuar gishtin drejtpërdrejt te Hidalgo.

Ende nuk dihet nëse ndryshimi i agjentit nga ana e Alvarez, do të jetë për të bërë të mundur transferimin në të ardhmen te Barcelona, apo për të rregulluar njëherë e mirë marrëdhënien e krisur me Atletico Madridin.

The post Nuk u transferua dot te Barcelona, Julian Alvarez bën ndryshimin e rëndësishëm në karrierë appeared first on Telesport.