Kanë përfunduar dy ndeshjet e para për sot në Europa League. Heraklion, OFI Crete ka mposhtur 2-0 Hoffenheim. Kjo është hera e parë që skuadra greke luan në këtë fazë të Europa League, dhe debuton me fitore.
Aitor Cantalapiedra zhbllokoi shifrat me golin e tij në minutën e 30-të. Georgios Kanellopoulos vulosi fitoren për grekët me golin e tij në minutën e 84-të.
Për Hoffenheim ishin titullarë si zakonisht, Albion Hajdari dhe Leon Avdullahu. Fisnk Asllani u fut në minutat e fundit, pasi ende është në gjendjen më të mirë fizike, për shkak dëmtimi.
Në sfidën tjetër, Salzburg fitoi 0-1 në transfertën ndaj Levski Sofia, falë golit të Haris Tabakovic.
The post EUROPA LEAGUE: Çfarë debutimi për OFI Crete, Salzburg bën detyrën (video) appeared first on Telesport.
