Pas rënies në Championship, Burnley po përjton një krizë të vërtetë, pasi numëron vetëm 3 pikë, në 7 javët e para, ku ka marrë vetëm tre barazime.

Në prag të sfidës së fundjavës ndaj Derby County, që po ashtu po noton në ujëra të turbullta këtë sezon, Kyle Walker iu ka bërë thirrje shokëve të skuadrës që duhet ta fitojnë me patjetër këtë ndeshje, pasi nga jo mund të varet ecuria në vijim.

“Jam i dëshpëruar! Kurrë nuk e kam dashur kaq shumë një fitore, sepse ka shumë zhurmë rreth nesh”, pranoi Walker.

Fitorja e mundshme ndaj Derby County do të ndikojë shumë në aspektin psikologjik të lojtarëve të Burnley, ndaj Walker e do me patjetër këtë fitore.

“Mendoj se mund ta shohësh nga dy këndvështrime. Nëse fitojmë të shtunën, natyrisht që do ta vazhdosh atë ritëm, apo jo? Nëse humbet, mendon: ‘Faleminderit Zotit që po vjen pauza për ndeshjet ndërkombëtare’, sepse mund të bësh një bilanc dhe të nisësh gjithçka nga e para. Për mua është pak e çuditshme, sepse nuk e kam përjetuar kurrë më parë në karrierë një situatë ku them se dua të vijë kjo pauzë, pavarësisht nëse gjërat po shkojnë mirë apo keq”, tha Walker.

Kujtojmë se pjesë e Burnley është edhe sulmuesi i Shqipërisë, Armando Broja, i cili po ashtu nuk po lë aspak gjurmë këtë sezon, njësoj si vitin e kaluar.

The post “Kurrë nuk e kam dashur kaq shumë një fitore”, shoku i Brojës me thirrje dëshpëruese për sfidën e fundjavës appeared first on Telesport.