Një nga emrat që pritet të jetë në listën e Luis de la Fuente për 4 ndeshjet e Spanjës në Ligën e Kombeve, do të jetë edhe ai i mbrojtësit të djathtë të Sporting Lisbon, Iván Fresneda.

Sipas A Bola, Arsenal ka kohë që monitoron perfomancat e 21-vjeçarit. Trajneri Mikel Areteta ka dhënë “ok” e tij për transferimin e mrbojtësit të ri spanjoll, gjatë merkatos së janarit.

Fresneda është nën kontratë me klubin portugez deri në vitin 2028, por palët janë në negociata për një rinovim të ri deri në vitin 2031. Klauzola aktuale e largimit të tij është 80 milionë euro.

21-vjeçari pritet të debutojë me Spanjën në ndeshjet e Ligës së Kombevem duke ditur që mungojnë Marcos Llorente dhe Pedro Porro.

The post Nuk ka debutuar ende me Spanjën, por kushton 80 milionë euro. Arsenal piketon yllin e ri të mbrojtjes appeared first on Telesport.