Kanë përfunduar ndeshjet e mbrëmjes në Europa League, të vlefshme për javën e parë. Juventus ka fituar 5-0 ndaj Nijmegen, në sfidën e luajtur në “Allianz Stadium”.

Sfida në Torino u zhbllokua që në minutën e 9-të, ku pas një topi të gjatë të portierit bardhezi, Kamil Grabara dhe daljës së gabuar të portierit kundërshtar, ishte Nico Gonzalez që dërgoi topin në rrjetë.

Në minutën e 23-të ishte Kerim Alajbegovic që shënoi golin e parë me fanellën e bardhezinjve. Boshnjaku shënoi me një goditje të fortë në kufijtë e zonës së rreptësisë, pas asistit të Weston McKennie.

Në minutën e 35-të, ishte radha e Nick Woltemade për të gjetur golin e parë me fanellën e Juventusit. Sulmuesi gjerman shënoi nga pika e bardhë e penalltisë, pasi një faulli brenda në zonë nga kundërshtari.

Në pjesën e dytë, bardhezinjtë shënuan edhe dy herë të tjera me Zeki Celik dhe Kolo Muani. Përsa i përket ndeshjeve të tjera, Besiktas mposhti në shtëpi 4-1 francezët e Olimpique Marseille. Fitore edhe për dy ekipet angleze. Crystal Palace fitoi në shtëpi 4-0 ndaj Lech Poznan. Ndërsa Bournemouth fitoi 1-2 në transfertë ndaj Real Sociedad.

The post EUROPA LEAGUE: Juventus me “manita”, fitore të rëndësishme për Besiktas, Crystal Palace e Bournemouth (video) appeared first on Telesport.