Drejtori sportiv i Manchester City, Hugo Viana, pas fitores 5-0 ndaj Norëich në Carabao Cup, u shpreh se trajneri Enzo Maresca, edhe pse nuk është një fytyrë e re në klub, është përshtatur mire.

Trajneri italian synon të vazhdojë trashëgiminë e lënë nga Pep Guardiola dhe pas humbjes në finalen e Community Shield ka shënuar një seri mbresëlënëse fitoresh, në Premier League e Champions League.

I pyetur për marrëdhënien e tyre, Viana tha në një intervistë për mediat zyrtare të klubit: “Enzo e njihte tashmë klubin. Ai ka punuar më parë për Manchester City. Nuk ishte një fytyrë e re në ambientet e klubit”.

“Ai është përshtatur vërtet mirë, por ka sjellë gjithashtu idetë e tij të reja dhe mënyrën e tij të të punuarit. Sigurisht që është një qasje ndryshe. Humbëm Pep, një legjendë të klubit, por Enzo po bën një punë shumë të mirë”, tha Viana.

Po ndërtojmë një marrëdhënie vërtet të fortë. Është një sfidë e madhe për mua, për të dhe për të gjithë ne, por kemi të njëjtën ambicie për ta mbajtur Manchester City në nivelet më të larta të konkurrencës dhe jemi të gjithë optimistë“, tha Viana.

The post Te Manchester City të kënaqur me Maresca: Është përshtatur mjaft mirë me skuadrën appeared first on Telesport.