Trajneri i Manchester City, Enzo Maresca, në prag të ndeshjes në Carabao Cup kundër Norwich, dëshiron që vëmendja të përqendrohet te paraqitja e jashtëzakonshme e ekipit të tij. Në fitoren 1-0 në derbin ndaj United në Premier League, në vend të polemikave të VAR lidhur me golin e fitores të shënuar nga Erling Haaland.
City siguroi fitoren pavarësisht se Phil Foden u përjashtua nga loja pas 23 minutash, dhe Maresca mendon se kjo arritje me 10 lojtarë ka kaluar në plan të dytë për shkak të fokusit te zyrtarët e ndeshjes. “Jam i kënaqur me paraqitjen e jashtëzakonshme të lojtarëve në ndeshjen e së dielës. Jam shumë i kënaqur me këtë,” tha italiani.
“Të flasësh për një episod apo moment të vetëm pas asaj ndeshjeje, kur ne luajtëm për 70-75 minuta me 10 lojtarë, është mjaft e pavend. Paraqitja ishte e jashtëzakonshme“, deklaroi Enzo Maresca, në fitoren e parë në derbin e Manchester.
“Mendoj se ndonjëherë gjërat shkojnë në favorin tënd, e ndonjëherë kundër teje. Para tre vitesh, kur isha këtu, ndodhi saktësisht e njëjta gjë kundër tyre. Ne e humbëm derbin atëherë; goli nuk ishte i rregullt dhe askush nuk kërkoi falje. Ende jemi duke pritur faljen për atë gol. Ky është futbolli”, shtoi Maresca.
“Nuk është e lehtë për VAR, për njerëzit para ekranit, të cilët duhet të marrin një vendim brenda 10 apo 20 sekondave. Nuk është e lehtë. Ndonjëherë ata bëjnë gabime. Unë bëj gabime. Lojtarët bëjnë gabime. Është pjesë e punës sonë. Është e ndërlikuar edhe për ta“, përfundoi trajneri i Manchester City.
The post Maresca: Jam i përqendruar te paraqitja e jashtëzakonshme e City në derbi dhe jo te gabimi i VAR appeared first on Telesport.
