Luciano Spalletti u shpreh shumë i kënaqur pas fitores 5-0 të Juventusit ndaj NEC në “Europa League”, duke vlerësuar edhe ndryshimet taktike: “Jam jashtëzakonisht i kënaqur, hymë në fushë me ide të qarta. Dyshimet që vijnë pas humbjeve si ajo me Sassuolon i shndërruam në zgjedhje të mira. Edhe golat ishin të bukur. E shfrytëzuam mirë vrullin dhe mënyrën e tyre të lojës”.
Për ndryshimin e skemës: “Kishim nevojë për më shumë kompaktësi, forcë dhe një bllok më të bashkuar. Për mënyrën si shkoi ndeshja, ideja për të ndryshuar diçka ishte e drejtë. Është një modul që skuadra mund ta interpretojë”.
Spalletti komplimentoi Grabara: “Duhet ta përgëzoj, sepse tregoi cilësinë e tij me këmbë. Ata e sulmonin pikërisht për këtë mënyrë loje, por kur gjen lojtarin e lirë krijohen mundësi të rëndësishme”.
Për Kolo Muani: “Duhet të përballojë më mirë duelet dhe të vendosë më shumë forcë. Dje grumbullimi ishte fakultativ dhe ai ishte i vetmi lojtar që shkoi. Vuan shumë që nuk mund të japë kontributin e tij”.
The post Spalletti: Ishte e drejtë të ndryshonim diçka. Urime Grabara, vetëm Kolo Muani erdhi në grumbullim appeared first on Telesport.
