Trajneri i Bayern Munich, Vincent Kompany, e kupton se një ndeshje para pushimit për ndeshjet e kombëtareve mund të jetë sfiduese. Ndërsa disa lojtarë mund ta kenë mendjen te pushimet, trajneri synon ta mbajë fokusin e të gjithëve te objektivi kryesor: fitorja ndaj Union Berlin.

Kompany beson se skuadra e tij është gati për atë që pritet të jetë një sfidë e vështirë ndaj Union Berlin. “Ne gjithmonë diskutojmë për qasjen e kundërshtarit. Schalke dhe Bodø/Glimt erdhën me një plan loje krejtësisht të ndryshëm nga ai që zakonisht përdorin; ne jemi mësuar që skuadrat të kenë një plan specifik loje kur përballen me Bayern”, tha Kompany.

Si trajner, gjithmonë duhet ta kesh ‘ndjesinë’ e lojës. Unioni ka kaluar një transformim. Ata kanë afruar një trajner shumë të suksesshëm. Besimi që ai ka do të ndikojë edhe në vendimet e tij. Pavarësisht se çfarë ndodh, ne jemi të përgatitur për ndryshimet që mund të bëjë kundërshtari,” tha Kompany.

Sa i përket situatës së dëmtimeve te Bayern Munich, trajneri belg bëri të ditur se të gjithë lojtarët janë të disponueshëm për ndeshjen, përfshirë Serge Gnabry, i cili ka qenë jashtë fushave që nga fundi i sezonit të kaluar: “E kemi të gjithë skuadrën në dispozicion. Përgëzime për departamentet tona mjekësore dhe atletike”.

“Ndonjëherë duhet të marrësh vendime, por unë e preferoj këtë situatë. Ne duam t’i mbajmë të gjithë në formë. Shpresojmë që të gjithë të kthehen të shëndetshëm pas pushimit për ndeshjet e kombëtareve. Serge luajti shumë mirë në pozicionin e numrit 10 sezonin e kaluar, por luajti edhe në krah. Pres që ai të luajë disa minuta kundër Unionit sot“, tha Kompany.

The post Kompany: I kam të gjithë në dispozicion dhe kjo është pozitive, ndaj Union Berlin vetëm për 3 pikët appeared first on Telesport.