Juventus është duke udhëhequr 1-0 ndaj Atalantës, në sfidën që po luhet në “Allianz Stadium”, e vlefshme për javën e pestë në Serie A. Bardhezinjtë vijnë në këtë takim me disa mungesa të rëndësishme, shkak dëmtimesh.

Sfida u zhbllokua në minutën e 28-të, ku pas një aksioni të shkëlqyer të bardhezinjve dhe asistit të Zeki Celik, ishte Francisco Conceicao që dërgoi në rrjetë topin me një goditje me të majtën brenda zonës. SHIKOGOLIN

Jonathan Rowe pengohet në zonën e rreptësisë në minutën e 31-të. Tek Atalanta pretendojnë për penallti, arbitri thotë “jo”. Pjesa e parë mbyllet 1-0 për bardhezinjtë.

Pavarësisht dy golave të shënuar në sfidën e kaluar ndaj Sassuolo, Edon Zhegrova gjendet sërish në stol takimin e sotëm dhe për të pritet të ketë disa minuta në dispozicion në pjesën e dytë.

The post Juventus me shumë “arnime” ndaj Atalantës, por e mbyll në avantazh pjesën e parë (video) appeared first on Telesport.