Në ndeshjen përmbyllëse të javës së pestë në Abissnet Superiore, Egnatia mundi 2-1 Partizanin. Sfida në Rrogozhinë u zhbllokua në minutën e 31-të, ku Karim Loukili shënoi me një goditje të bukur nga jashtë zonës së rreptësisë. Në fund të pjesës së parë, Egnatia gjen edhe golin e dytë me Montenegro, por që anullohet për faull gjatë aksionit. Pjesa e parë mbyllet 1-0 për rrogozhinasit. SHIKOGOLIN

Pjesa e dytë ishte shumë herë më e bukur se e para. Në minutën e 71-të, Alessandro Albanese tregon gjithë klasin e tij duke gjetur golin me një goditje perfekte në kufijtë e zonës së rreptësisë, pas kombinimit të përkryer me Daniel Adjessa. SHIKOGOLIN

Në minutën e 73-të, Partizani rihap takimit, pas golit të shënuar nga Valentino Murataj. Tjetër gol nga distanca, por që topi përfundoi në rrjetë këtë herë, falë edhe devijimit të Eljon Sotës. SHIKOGOLIN

Në minutat e fundit, rrogozhinasit gjetën sërish golin, me Ildi Grudën, por që u anullua për pozicion jashtë loje. Rezultati final 2-1 për rrogozhinasit. Pas kësaj fitoreje, Egnatia ngjitet në vendin e dytë me 12 pikë, njësoj sa Dinamo e vendit të tretë. Një pikë më pak se Teuta kryesuese. Partizani mbetet në vendin e shtatë me 4 pikë.

The post Abissnet Superiore: Egnatia nuk gabon ndaj Partizanit, rikthehet te fitorja dhe nuk i ndahet Teutës appeared first on Telesport.