Carlos Augusto, protagonist në fitoren 3-1 të Inter ndaj Bologna, që realizoi gol vetëm 1 minutë pasi hyri në fushë, deklaroi: “Hyra në fushë, siç bëj gjithmonë, me dëshirën për t’i ndihmuar shokët e mi, por s’e prisja të shënoja kaq herët”.
“I vendos gjithmonë objektivat e ekipit para atyre personale. Dua t’i falënderoj të gjithë shokët e mi; ajo që ka më shumë rëndësi është që Interi të fitojë“, shtoi më tej mesfushori brazilian, i cili u shpall MVP, teksa realizoi edhe një asist.
“A jam unë lojtari më i mirë i Inter deri më tani këtë sezon? Nuk mund ta them, por këtë vit po luaj me mendje të kthjellët. Kam punuar shumë fort dhe qëllimi im i vetëm është që Inter t’i fitojë ndeshjet. Kjo është e vetmja gjë që ka rëndësi”, tha ai.
The post Carlos Augusto: Nuk prisja të shënoja gol pas 50 sekondash, objektivat e ekipit janë gjithmonë të parat appeared first on Telesport.
