Rami Mislimi:
Shumëkush mund të mos e kuptojë dhe shumëkush mund të mos e besojë. Bërvenica nuk ka qenë luftë e ashpër mes VLEN-it dhe BDI-së, por luftë mes Bilallit dhe Izetit.
Lufta gjithmonë është më e ashpër brenda partisë, për të parin, sesa përballë kundërshtarëve politikë.
Izeti dhe Bilalli ditën mund të jenë bashkë, ndërsa natën mendojnë se si t’ia bëjnë sherrin njëri-tjetrit, që i pari të jetë më i fortë se i dyti, ose i dyti më i fortë se i pari.
Edhe Izeti e di këtë, sepse Bërvenica humbi më shumë për shkak të frikës nga shtrirja e tij në Pollog sesa nga fushata e mirë e BDI-së.
BDI-ja qëndroi e qetë, jo se e kuptoi lojën, por sepse as ata nuk kishin çfarë t’u premtonin banorëve, të cilët për shumë vite i kanë mashtruar.
Kush e ka ndjekur fushatën, e ka parë se Bilalli e injoroi javët e para Jakupin dhe Izetin. Jo se agjenda e tij ishte e ngjeshur, por injorimi ishte një mesazh për Izetin: “Baba në Pollog jam unë, e ti kurrë nuk do të bëhesh!”
Por, pse kjo luftë është aq e ashpër brenda tyre, saqë edhe çdo “vlenush” i vogël tashmë e ka parë?
Dy liderët e VLEN-it tani e dinë se janë bashkë jo për shkak të dashurisë ndaj njëri-tjetrit, e as vetëm për interesin e pushtetit, por sepse janë bashkë për t’u ndarë nesër dhe për të parë se kush kujt do t’ia “ngulë” më shumë.
Sot është fakt se Bilall Kasami është më i fortë se Izet Mexhiti, edhe me komuna, edhe me vota, edhe me pare.
Bërvenica mund të jetë edhe fillimi i një fundi të VLEN-it, sepse tradhtia brenda shtëpisë është më e dhimbshme se ajo nga jashtë. VLEN-i e shiti Bërvenicën në të kaluarën, por dy liderët qëndruan bashkë, sepse shitësit ishin dy liderët, njëri në publik, e tjetri duke mos shkelur kurrë në tokën e shqiptarëve.
Sot është një situatë tjetër. Ai që nuk deshi të fitojë Jakupi ishte Bilalli. Jo se Jakupin nuk e donte, por kishte frikë nga rritja e Izetit. E kjo frikë tani do të shndërrohet në një luftë mes tyre.
The post A e tradhtoi Kasami Izet Mexhitin në Bërvenicë?! first appeared on .
