Diego Simeone, trajneri i Atletico Madrid, shprehet pjesërisht i kënaqur me barazimin 1-1 në fushën e Shtutgart në Champions League, ndeshje ku spanjollët luajtën për 30 minuta me një lojtar më pak.
Duke komentuar vendimet e gjyqtarit, ai u shpreh: “Sa i përket penalltisë së mundshme që përfshin Hancko, nuk e pashë, por gjyqtari nuk e akordoi”.
“Lidhur me kartonin e kuq të Hjulmand, mund të them se, duke parë pamjet, ndërhyrja ishte e dhunshme. Shihet qartë se ai i shkel kyçin e këmbës. Kaq është e gjitha“, shtoi trajneri argjentinas
Gjithsesi, për të, goli i Julian Alvarez-it është një aspekt pozitiv: “I rëndësishëm për të dhe ne, veçanërisht duke marrë parasysh ndeshjen që zhvilloi dhe punën e tij në krahun e majtë. Ai shënoi një gol fantastik, jam vërtet i lumtur për të. Kemi nevojë për të për të arritur objektivat tona”.
The post Simeone: Goli i Alvarez i rëndësishëm për të gjithë, kemi nevojë për të arritur objektivat tona appeared first on Telesport.
