Arsenal ka marrë fitoren e tretë rresht në Premier League, duke mundur sot në “Emirates” 2-0 Everton, në sfidën e vlefshme për javën e tetë në Premier League.

“Topçinjtë” gjetën avantazhin që në minutën e 7-të, ku Ezri Konsa shënoi pas një rrëmuje në zonë pas topi të ardhur nga goditja e këndit. Pjesa e parë mbyllet 1-0 për Arsenalin.

Arsenal dyfishoi shifrat në minutën e 68-të, ku pas një aksioni të gjatë dhe asistit të Ben White, ishte Gabriel i harruar komplet në zonë, që nuk e kishte aspak të ëvshtirë të shënonte me kokë.

Arsenal fiton përfundimisht 2-0 dhe i bashkohet Man. City-t në krye me 21 pikë, duke përfituar nga humbja e “Qyetetarëve” 2-1 ndaj Aston Villa. Në sfidën tjetër, Coventry City u mposht në shtëpi 0-1 nga Fulham.

SHIKOGOLAT

The post Pas “dhuratës” që mori nga Man. City, Arsenal bën detyrën në shtëpi dhe kap kreun (video) appeared first on Telesport.