Galatasaray ka fituar derbin e madh të Stambollit, duke mposhtur 2-1 Fenerbahcen, në supersfidën e luajtur në “Rams Park”. Derbi u zhbllokua në minutën e 29-të, ku i zakonshmi Victor Osimhen gjeti rrjetën me një goditje të fuqishme me të majtën brenda zonës, pas asistit të Baris Yilmaz.

Në minutën e 44-të, ishte sërish Osimhen që gjeti golin, këtë herë duke devijuar me kokë në rrjetë goditjen e Davinson Sanchez. Pjesa e parë mbyllet 2-0 për Galatasaray-in.

Në minutën e 62-të, Fenerbahce ngushton shifrat me golin spektakolar me rroveshatë të İrfan Can Kahveci. Ndërkohë, Vedat Muriqi u aktivizua vetëm në minutat e fundit. Sulmuesi dardan u fut në fushë në minutën e 83-të, në vend të Ngolo Kante.

Shifrat nuk ndryshojnë deri në fund. Galatasaray fiton 2-1 dhe mban vendin e parë në renditje me 22 pikë, dy pikë më shumë se Amedspor që drejtohet nga Besnik Hasi dhe tre pikë më shumë se Trabzonspor i vendit të tretë. Sigurisht që në fund të ndeshjes nuk mungoi as përplasja në fushë mes lojatrëve dhe stafeve të të dy skuadrave.

SHIKOGOLAT

The post Galatasaray fiton derbin e madh ndaj Fenerbahce. Muriqi luan vetëm minutat e fundit (video) appeared first on Telesport.