Manchester City ka pësuar humbjen e dytë rresht në Premier League. Pas humbjes në javën e kaluar 2-1 ndaj aston Villa, sot “Qytetarët” janë mposhtur në “Etihad” 0-1 nga Brighton, në sfidën e vlefshme për javën e nëntë.

Miqtë gjetën avantazhin që në minutën e 11-të, pas një aksioni të shpejtë dhe gafës në mbrojtje të Matheus Nunes, ishte Yasin Ayari që dërgoi topin në rrjetë. Rezultati nuk ndryshoi deri në fund. Brighton merr një fitore spektakolare dhe renditet në vendin e tretë, duke qenë padyshim surpriza më e madhe deri tani. Man. City mbetet ende në krye me 21 pikë sa Arsenal, po londinezët nuk kanë zbritur ende në fushë për këtë javë.

SHIKOGOLAT

Në sfidat e tjera, Coventry i drejtuar nga Frank Lampard mundi në shtëpi 3-1 Sunderland-in e Granit Xhakës. Brentford u rikthye te fitorja, duke mundur në shtpëi 2-0 Nottingham Forest, falë një autogolit të Milenkovic dhe golit të të zakonshmit Igor Thiago.

Bournemouth mori fitoren tretë rresht në Premier League, duke mundur në shtëpi 2-0 Leeds. Golat vendimtarë u shënuan nga Evanilson në pjesën e parë dhe Amine Adili, në fund të pjesës së dytë. Barazim me gola, 2-2, në sfidën tjetër mes Hull City dhe Ipswich. Anis Mehmeti sërish jashtë skuadrës.

The post Man. City befasohet në shtëpi nga surpriza e madhe e këtij sezoni (video) appeared first on Telesport.