Kampionati i futbollit amator, FSHF Sunday League 9×9, do të nisë sezonin 2026–2027 më 2 nëntor, duke rikthyer në fushë skuadrat pjesëmarrëse për një tjetër edicion të këtij kompeticioni.
Në këtë sezon do të marrin pjesë 28 skuadra, të ndara në dy grupe, A dhe B, me nga 14 ekipe secili. Kompeticioni do të ofrojë sërish mundësinë për të apasionuarit pas futbollit që të bëhen pjesë e një kampionati të organizuar, duke promovuar aktivitetin sportiv dhe frymën e garës.
Java e parë do të zhvillohet në tri ditë, më 2, 3 dhe 4 nëntor, me ndeshjet e para që do të shënojnë startin e sezonit në të dy grupet.
Kalendari i javës së parë
GRUPI A
E hënë, 2 nëntor
FC TIGRES – DRAGONS, 20:00
M&D – 111 COMPLEX, 22:00
JATA MARKET – ELSO, 20:30
E martë, 3 nëntor
FC DOMJA – FC VIBES, 21:00
ATS – FC KRYPTON, 20:00
ALBAMER – NORTH GATE, 22:30
E mërkurë, 4 nëntor
COCA COLA TEPELENA – FC ANUAR CONTRUCTION, 20:30

Grupi B
E hënë, 2 nëntor
PRIMO MFC – MATRIX FC, 21:00
VILA-L MFC – BARRIKADA, 21:30
E martë, 3 nëntor
LEGJENDAT TT – THREE LIONS 9X9, 20:30
ANTIGONEAN – IMMI , 21:30
DYMBËDHJETA – FB PASSION, 22:00
E mërkurë, 4 nëntor
FC LUMINESEN – K.F BULQIZA 9X9, 21:30
FC IMPLANT SWISS – SONS 9X9, 22:30

The post FSHF Sunday League 9×9: Sezoni i ri i futbollit amator nis më 2 nëntor, ja sa skuadra marrin pjesë këtë herë appeared first on Telesport.
