Studenti vazhdon të mbrojë kreun e renditjes së Superligës në volejboll për meshkuj edhe pas ndeshjebe të javës së 5-të. Kryeqytetasit, fituan 3-1 Erzenin (25-20, 25-17, 23-25, 25-22), duke udhëhequr renditjen me 15 pikë të plota dhe shkëputur 6 pikë nga ndjekësit.

Në ndeshjen e luajtur në “Fahrie Hoti”, skuadra e Tiranës fitoi 3-1 ndaj Partizanit në derbi (25-23, 14-25, 27-25, 25-20). Një ndeshje në përgjithësi e ekuilibruar, ku të dyja ekipet dhanë më të mirën në fushë, por bardheblutë u treguan më të saktë në momentet vendimtare.

Pa probleme fiton Skënderbeu, që mundi 3-0 Elbasanin jashtë fushe (17-25, 16-25, 32-34), në një ndeshje që dhuroi emocione vetëm në setin e tretë, që ishte një maratonë. Ndërsa në dy setet e para, epërsia e ekipit korcar ishte e ndjeshme.

Superliga-Meshkuj, java e 5-të

Tirana – Partizani, 3-1

Studenti – Erzeni, 3-1

Elbasani – Skënderbeu, 0-3

Vllaznia (pushim)

Renditja: Studenti 15 pikë,Skënderbeu 9 pikë,  Vllaznia 8 pikë, Tirana 7 pikë,Partizani 6 pikë,  Erzeni 0 pikë, Elbasani 0 pikë.

The post Studenti qëndron i pamposhtur dhe nis shkëputjen, Tirana fiton derbin me Partizanin appeared first on Telesport.