Tottenham ka marrë fitoren e tretë rresht në Premier League. Londinezët mposhtën në shtëpi 2-0 Crystal Palace. Situata në fushë për miqtë u ndërlikua në minutën e 14-të, ku Jean-Philippe Mateta u ndëshkua me karton të kuq, pas ndërhyrjes tejet të ashpër me takë, ndaj Micky van de Ven.
Vendasit gjetën avantazhin në minutën e 25-të, ku Archie Gray shënoi me kokë, pas një krosimi në zonë nga goditja e këndit nga Mohammed Kudus.
Në minutën e 73-të, Jan Paul van Hecke dyfishon shifrat për Tottenham, duke shënuar me kokë, pas një krosimi në zonë. Tottenham fiton 2-0 dhe ngjitet në vendin e tetë me 12 pikë. Crystal Palace mbetet në vendin e 18-të me vetëm 7 pikë.
The post Tottenham merr fitoren e tretë rresht në Premier League dhe ngjitet në renditje (video) appeared first on Telesport.
